Irak, vritet ne Bagdad deputeti sunit

Nje deputet sunit iraken, Hareth al Obeidi, eshte vrare sot ne Bagdad sapo kishte dale nga nje xhami pasi kishte perfunduar lutjen.
Obeidi dhe nje nga truprojet e tij mbeten te vrare nga shperthimi i nje granate te hedhur nga nje atentator 15 vjecar.
Me tej adoleshenti ka hedhur disa granata ndaj turmes se njerezve dhe ka qelluar me arme zjarri duke vrare edhe 3 persona te tjere dhe duke plagosur 12.
Por gjate arratisjes ai u qellua nga nje prej truprojeve dhe mbeti i vrare.