E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak zv/presidenti Nuk jam terrorist

Ish-zëvendëspresidenti sunit i Irakut, Tariq al-Hashemi, i cilësoi si të “turpshme” akuzat që e lidhnin me grupe terroriste, ndërsa mohoi kategorikisht që të ketë patur ndonjë lidhje me militantët gjatë karrierës së tij politike.

Reagimi i al-Hashemit, gjatë së martës, erdhi vetëm 24 orë pasi autoritetet lëshuan një mandate arresti kundër tij. Ai dyshohet si përgjegjës në financimin e sulmeve mbi zyrtarë dhe policë irakenë.

”Jam i gatshëm të tregoj pafajësinë time në gjyq”, u shpreh ish-zëvendëspresidenti, i cili gjithsesi shtoi se nëse do të paraqitet në një gjykatë, duhet të jetë brenda krahinës së vetëadministruar të kurdëve, ku edhe banon, në veri të vendit.

Ekziston frika se çështja al-Hashemi mund të rrisë tensionet, në vendin e përçarë nga urrejtja ndërfetare midis sunitëve dhe shiitëve.

Për Irakun, momenti aktual është veçanërisht delikat, pasi autoritetet sapo kanë marrë në dorë ruajtjen e plotë të sigurisë në vend, për herë të parë pas nëntë vitesh, pas tërheqjes përfundimtare të trupave amerikane gjatë javës së shkuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›