E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak,shtyhet gjygji ndaj gazetarit

Duhej të nistë të mërkurën, por është shtyrë sërish nisja e seancës gjygjësore për gazetarin iraken i cili më 14-të dhjetor goditi më këpucë presidentin amerikan George Bush. Lajmi është bërë i ditur nga këshilli supreme I magjistraturës irakene ku në deklaratën e paraqitur prej tyre, lexohet se gjykata penale ka shtyrë procesin hetimor për Muntazer al-Zaidi, pa kërkesës formale të paraqitur nga ana e avokatëve mbrojtës. Al-Zaidi qëlloi me këpucë presidnetin amerikan gjatë kohës qe ai po zhvillontë një konferencë për shtyp, dhe menjëherë pas këtij veprimi të cilësuar ta padenjë është arrestuar nga autoritetet. Reporteri iraken rrezikon deri në 15-të vjet burgim nësë shpallet fjator. Më herët gjykatësit njoftuan se aktpadia është përpiluar dhe dosja e përfunduar është tashmë në gjykatën kriminale të irakut. Procesi hetimor ishte parashikuar të niste zyrtarisht të mërkurën dhe do të zhvillohej në prani të mediave. Por duket se ky vendim është hedhur poshtë pas kërkesës së palës mbrojtëse. Pas ngjarjes, në të gjithë Irakun u zhvilluan protesta në mbështetje të Zaidit, dhe manifestuesit bënë thirrje për lirimin e tij. Avokatët irakenë kanë thënë se ai mund të përballet me akuzën e fyerjes së një udhëheqësi të huaj dhe kryeministrit irakian, Nouri Maliki, i cili ishte pranë presidentit Bush gjatë incidentit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›