E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku Bota te respektoje verdiktin ndaj Tarik Azizit

Ministri i jashtem irakian Hoshiar Zebari ka kundershtuar sot thirrjen e ministrit te puneve te jashtme italiane Franko Fratini per te meshiruar Tarik Azizin ministrin e epokes se Sadamit i cili eshte denuar me vdekje.

Zebari i kerkoi Italise dhe shteteve tjera qe ta respektojne pavaresine e drejtesise se Irakut.

Ai i beri keto komente pas takimit me Fratinin i cili arriti ne Irak ne kuader te turneut qe pati ne Lindjen e Mesme.

Me heret presidenti irakian Xhelal Talebani ka thene se nuk do ta nenshkruaje kurre urdhrin per ekzekutim te Azizit duke ruajtur qendirmin e tij kunder denimeve me vdekje.

74- vjecari Tarik Aziz eshte denuar me vdekje me 26 tetor per shkak te shtypjes se partive fetare shiite ne vitet 80.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›