E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku: Do ndertojme central berthamor

Iraku mendon qe ne te ardhmen t’i plotesoje kerkesat energjitike fale ndihmes se centraleve berthamore.

Kete e ben te ditur ministri i Energjitikes, Karim Wahid qe i ka kerkuar ndihme dhe asistence Frances per te realizuar nje projekt te tille. “Jemi te gatshem te nisim bisedimet me Agjencine Nukleare Franceze per te nisur ndertimin e nje centrali nuklear ne Irak”, theksoi ministri.

Ne vitin 1981, ushtria izraelite shkaterroi reaktorin berthamor te Osirakut ne Bagdad qe ishte edhe centrali i fundit berthamor ne Irak. Nderkohe, nuk dihet ende pergjigja e amerikaneve dhe partnereve te tjere te rendesishem te Irakut rreth kesaj kerkese, pasi vendi vazhdon te perjetoje ende tension dhe ndertimi i nje centrali te tille paraqet rrezik te madh. 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›