Iraku, Gates: Po shqyrtohet plani per terheqjen

Plani i presidentit Barack Obama per te terhequr trupat amerikane nga Iraku brenda 16 muajsh eshte nje nga mundesite qe po shqyrtohet nga Pentagoni.
Keshtu eshte shprehur dje sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates.
Ai deklaroi ne nje konference shtypi se ne ditet e para te administrates se re po vleresohen disa mundesi, midis te cilave edhe premtimi i Obames gjate fushates per nje terheqje brenda 16 muajsh.