E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, 15 uzina bërthamore për energji elektrike

Kështu Irani nënvizon vendosmërinë e tij për ndërtimin e tyre edhe pse Perëndimi dyshon se ato do të përdoren për prodhimin e bombave bërthamore.

Gjatë një konference për sigurinë në Bahrein, Motakki shtoi se Irani, eksportuesi i pestë më i madh i naftës në botë, e kërkon prodhimin e energjisë elektrike pasi kjo do të rriste mundësitë e tij për shtimin e eksporteve të naftës dhe gazit në botë. “Kemi nevojë për 15 uzina bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë'', tha Mottaki.

Aktualisht, Irani ka vetëm një uzinë bërthamore me teknologji ruse.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›