E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, 6 vjet burg gazetarit opozitar

Vazhdon raprezalja ndaj shtypit të lirë në Iran. Gazetari Keivan Samimi është dënuar me 6 vjet heqje lirie pasi u arrestua në protestat e zhvilluara në Teheran nga manifestuesit opozitarë kundër presidentit të rizgjedhur, Mahmud Ahmadinexhad.

Gjykata ka vendosur gjthashtu se Samimi duhet të mos zhvillojë aktivitet politik, kulturor e social për 15 vjet. Lajmin e bën të ditur faqja opozitare në internet, Kaleme.

Mijëra persona u arrestuan gjatë protestave opozitare vitin e shkuar, ndërsa dhjetra persona gjetën vdekjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›