E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, Obama vlereson kurajon e protestuesve

Presidenti amerikan Barack Obama ka vleresuar sot kurajon e popullit iranian perpara brutalitetit te autoriteteve te Teheranit.

Ne nje konference per shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, Obama eshte shprehur se aktet e dhunes te ushtruara ndaj protestuesve jane dicka e rende qe kane demtuar shpresat per dialog mes SHBA dhe Iranit.

Shefi i Shtepise se Bardhe ka shtuar se nuk e konsideron dicka serioze kerkesen e Ahmadinejad, qe Amerika t’i kerkoje te falur Iranit per nderhyrje ne ceshtjet e brendshme.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›