E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran aksidentohet autobusi me studente

Tragjedi në Iran ku një autobus u përfshi në një  aksident të rëndë rrugor që i mori jetën 26 vajzave dhe plagosi 14 të tjera, një pjesë e të cilave në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi në provincën e Khouzistanit, rreth 700 kilometra në jug-perëndim të Teheranit. Sipas hetimeve të para, aksidenti është shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë së mjetit në një rrugë të rrëshqitëshme.

“Aksidenti u shkaktua nga shpëjtësia e madhe në një rrugë të rrëshqitëshme”, deklaroi koloneli Samad Esfandiari, përgjegjës për patrullimin e autostradave.

Mësohet se autobusi ishte pjesë e një ekspeditë shkollore të qytetit të Borujenit, që ndodhet pak kilometra larg nga vendngjarja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›