E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, arrestohen 35 familjare te reformisteve te denuar

Ne Iran jane vene ne pranga 35 persona te cilit ishin familjare dhe miq te reformisteve te denuar pas protestave kunder zgjedhjeve te 12 qershorit.

Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja reformiste “Sarmayeh”, sipas te ciles arrestimet jane bere nga persona te armatosur dhe te maskuar qe kane hyre me force ne nje ceremoni fetare qe po zhvillohej ne banesen e Shahab Tabataba, ish bashkepunetorit te fushates se Mir Hossein Moussavi.

Fillimisht ne pranga u vune 60 persona, por 35 prej tyre me pas u liruan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›