Iran, arrestohen 5 shtetas britanike

Marina iraniane ka arrestuar pese britanike qe ndodheshin ne nje varke me vela, ne nje udhetim mes Bahreinit dhe Dubait.
“Ngjarja ka ndodhur me 25 nentor dhe funksionaret e ministrise sone jane vene ne kontakt me autoritetet iraniane ne Londer dhe Teheran”, ka deklaruar ministri i Jashtem David Miliband.
Foreign Office ka sqaruar me tej se pese britaniket mund te kene hyre pa dashje ne ujerat iraniane, duke shkaktuar nderhyrjen e njesive ushtarake.