E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, dëbohen tre diplomatë të Kuvajtit

Televizioni Press i kontrolluar nga shteti në Iran, sot ka raportuar se Teherani ka dëbuar tre diplomatë të Kuvajtit, pasi ky vend kishte paralajmëruar se do të largonte tre diplomatë iranianë, për shkak të dyshimeve për spiunazh.

Ministri i jashtëm i Kuvajtit, më 31 mars, ka thënë se tre diplomatë iranianë duhet të dëbohen në shenjë ndëshkimi për shkak të një unaze iraniane të spiunazhit.

Press TV raportoi se dëbimet e diplomatëve të Kuvajtit janë bërë më 2 prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›