Iran, lirohet nipi i Rafsanjani

Hassan Lahuti, nipi i ish-presidentit iranian Rafsandjani, është lënë i lirë me kusht, një ditë pas arrestimit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Fars”. Lahuti ishte arrestuar të dielën në aeroportin e Teheranit.
është arrestuar pasi kishte marrë pjesë në protestat e zgjedhjeve presidenciale të qershorit të shkuar të fituara nga Ahmadinejad.
Lirimi me kusht është bërë për 73 mijë dollarë.