E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, miratohet ndertimi i 10 siteve nukleare

Qeveria e Teheranit ka aprovuar nje projekt per ndertimin e 10 siteve te reja per pasurimin e uraniumit cka bie ndesh me kerkesat e nderkombetareve.

Sipas televizioneve iraniane, sitet do jene te njejte nga permasat me ate te Natanzit. Organizata Iraniane per Energjine Atomike ka marre urdher te nise punimet per keto projekte, brenda dy muajsh.

Presidenti Ahmadinexhad ka theksuar se Irani eshte i gatshem te pasuroje vete deri ne masen 20 % uraniumin, deklarate kjo qe pritet te ngjalle reagimin e Frances dhe Rusise qe kishin pranuar te merrnin persiper pasurimin e lendes se rrezikshme radioaktive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›