E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran refuzohet protesta anti britanike

Qeveria iraniane ka refuzuar nje kerkese te bere nga disa studente islamike per organizimin e nje proteste perballe ambasades britanike ne Teheran.

“Ministria e Brendshme e refuzon kerkesen dhe denon kete nderhyrje te studenteve”- thuhet ne pergjigjen e Ministrise se Brendshme iraniane.

Manifestimi ishte kerkuar nga kater shoqata studentore iraniane te cilat kishin paralajmeruar zhvillimin e protestes perballe ambasades britanike per te kundershtuar sipas tyre politiken “perverse” te qeverise britanike ndaj Iranit.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›