Iran, shtyhet dënimi për verbimin e një të dënuari
Një gjykatë iraniane ka shtyrë zbatimin e dënimit me verbimin e syve të një personi që kishte hedhur acid në fytyren e një kolegeje të universitetit të tij. Agjencia e lajmeve, ISNA që raporton lajmin, nuk ka dha asnjë detaj se përse është marrë ky vendim.
Dënimi ishte caktuar që të realizohej sot në një spital të një gjykateje në Teheran, në praninë e një mjeku.
Maxhid Mojahedi ishte dënuar që të vërbohen pasi i kishte hedhur acid koleges, Ameneh Bahrami, duke e shfytyruar dhe verbuar në vitin 2004, pasi ajo disa herë e kishte refuzuar propozimin e tij për martesë.
Vajza që ka qenë viktimë e sulmit në vitin 2004, ka udhëtuar në kryqytetin iranian nga Spanja, në pritje për realizimit të dënimit. Ajo ka shkuar deri në atë pikë sa ka sygjeruar që ta realizojë vetë dënimin duke e verbuar djalin i cili i ka shkaktuar të njëjtën gjë asaj.