E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, tension për 1 vjetorin e zgjedhjeve

Një prani e theksuar e forcave të sigurisë bie në sy në Teheran dhe në qytetet e tjera iraniane, kur vendi shënon 1 vjetorin e rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Mahmoud Ahmadinejad.

Lidershipi i opozitës ka anuluar planet për protesta, duke deklaruar se nuk dëshiron të bëhet përgjegjës për humbjen e jetëve të të pafajshëmve.

Megjithatë, disa iranianë pritet të zbresin në rrugë. Qeveria thotë se Ahmadinejad u zgjodh me shumicë votash dhe se protestat janë vetëm një komplot i Perëndimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›