Iran, tërmet 5.1 gradë Rihter

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur krahinat e Farsit dhe të Bushehrit në Iranin Qendror.
Lajmi njoftohet nga agjensia e lajmeve IRNA ku nuk saktësohet nëse ka viktima apo jo, por flitet për dëme materiale. Epiqëndra e tërmetit sipas insituteve ndërkombëtare të sizmiologjisë ishte 75 kilometra në veri-lindje të Bushehrit.
Ndërkohë, as autoritetet zyrtare iraniane nuk raportojnë për viktima dhe ende nuk dihet nëse lëkundjet sizmike kanë dëmtuar apo jo centralin bërthamor që ndodhet në Bushehr.