E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, varen ne publik autoret e sulmit ne xhami

Irani ndeshkon personat e perfshire ne atentatin e 28 majit ne xhamine e qytetit Zahedan, ku vdiqen 25 persona dhe u plagosen 125 te tjere. Tre autoret e sulmit jane ekzekutuar publikisht, njoftoi media shteterore.

Sipas agjencise Irna, tre personat qe aktivizuan nje bombe gjate lutjeve te se premtes ne xhami, u ekzekutuan me varje mengjesin e sotem, prane xhamise. Tre personat pranuan se kishin transportuar ilegalisht eksploziv ne Iran.

Ndaj tyre u ngrit akuza per veprime kunder sigurise kombetare. Nje zyrtar iranian akuzoi me pare SHBA-ne se po puneson mercenare per te kryer sulme me bomba, akuza qe u hodhen poshte nga Washingtoni.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›