Iran varet iraniano-holandezja Bahrami

Nuk ka mjaftuar ndërhyrja e Holandës dhe as interesimi i Parlamentit Evropian për të shpëtuar jetën e Zahra Bahrami, gruaja 46 vjeçare me shtetësi iraniano-holandeze e varur sot në Teheran.
Pasi është arrestuar në manifestimet anti-qeveritare të 2009-s, ajo ishte dënuar me vdekje për trafik droge.
Familjarët e gruas kanë theksuar se akuzat mbi drogën, ishin falsifikuara nga autoritetet iraniane.