Iran,Khamennei: Zgjodhi populli

Irani ka nevojë për qetësi dhe vetëm me qetësi të brendshme, ne mund të marrim vendimin e duhur. Kështu është shprehur udhëheqësi I lartë suprem në Iran, Ayatollah Ali Khamennei, gjatë lutjes të së premtes në universitetin e Teheranit, përpara një turme të madhe njerëzish. Duke folur për herë të parë që nga fillimi i protestave, Kamenei shtoi se nuk ka patur manipulim të votave. Më pas ai ka mbrojtur edhe ish presidentin iranian Rafsanjani, duke thënë se ai nuk është i korruptuar. Lidhur me procesin e numërimit të votave, lideri suprem tha se në mënyrë absolute nuk ka patur mashtrim. Diferenca e votave ka qene me 11 milionë të tilla, ndërmjet Mahmud Ahmadinexhadit dhe Mir Hossein Mussavit, "si mund të ketë patur manipulim?", tha Ayatollah Ali Khamennei.
"Armiqtë duan të minojnë besimin e popullit, ata po përpiqen të shkatërrojë besimin e njerëzve në sistemin islamik duke krijuar dyshime në lidhje me zgjedhjet," shtoi më tej Ali Khamennei. "Zgjedhjet ishin një tërmet për armiqtë dhe një fitore historike për miqtë tanë kudo në botë," shtoi ai, duke iu referuar pjesëmarrjes së lartë të votuesve në zgjedhjet për president, në shifër që arriti në 85 % të votuesve."Populli zgjodhi atë që dëshironte", tha lideri suprem ndërsa shtoi se "më 12 qershor populli iranian tregoi se njerëzit kanë besim në sistemin islamik". Në vijim, Ajatollahu shprehu mendimin se bindjet e tij në politikën e brendshme dhe atë ndërkombëtare ishin të njëjta me ato të presidentit Ahmadinexhad dhe në këtë drejtim ai e përkrah atë. Por gjithashtu Khamennei përkrahu edhe ish presidentin Hashemi Rafsanjani , duke thënë se ai ka qenë një ndër personazhet më seriozë dhe aktivë gjatë revolucionit, dhe pas tij ishte një ndër njerëzit më të rëndësishëm pranë Ajatollah Khamenneit. Më tej Ayatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar cilindo që përpiqet te nxisë protesta kundër rezultateve të votimit në Iran me forma të ekstremizmit. "Nëse ndodh kështu, secili duhet te mbajë përgjegjësitë që i takon", shtoi ai. "Rezultatet e zgjedhjeve vijnë nga qendrat e votimit dhe jo nga rruga", tha Khamenei. Duke iu referuar katër kandidatëve presidenciale që garuan në 12 qershor, lideri suprem i iranianëve, tha se shtypi i huaj është përpjekur të tregojë se po përgatitej një luftë civile në sistemin islamik. "Por në fakt, të katër kandidatët bëjnë pjesë në këtë system",shtoi Ajatollahu. Ali Khamennei theksoi se kurrë nuk ishte pozicionuar për ndonjërin nga kandidatët.