E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani Srsquodo ndertojme kurre arme berthamore

Presidenti i ri iranian, Hassan Rouhani deklaroi se armët bërthamore nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në ambiciet e vendit të tij.

Në një intervistë për televizionin amerikan, NBC, Rouhani tha se ka të gjithë autoritetin e nevojshëm për të diskutuar me perëndimin mbi programin bërthamor të Teheranit. Ai vlerësoi si pozitive dhe konstruktive letrën e dërguar së fundmi nga presidenti amerikan, Barack Obama. Më herët gjatë së mërkurës Irani njoftoi lirimin e 11 të burgosurve politikë, përfshirë këtu aktivisten e mirënjohur të të drejtave të njeriut, juristen Nasrin Sotoudeh dhe politikanin reformist Mohsen Aminzadeh. Lirimi IraniIrani liron të burgosurit politikëIrani, plane për hakmarrje ndaj SHBA-veIran, Rouhani uron hebrenjtë për Vitin e Ri i të burgosurve politikë ishte njëri prej premtimeve të presidentit të ri iranian gjatë fushatës së tij elektorale, ndërkohë që interpretohet edhe si qasje më reformiste e Teheranit nën presidentin e ri. Prej vitesh Irani vuan pasojat e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe të Perëndimit për programin e tij bërthamor. Javën e ardhshme, presidenti Rouhani do të mbërrijë në Nju Jork për një sërë takimesh në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në qendër të tyre do të jetë programi bërthamor dhe situata në Siri. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›