Irani dhe Al-Kaeda: Marrëdhënie jo të qëndrueshme, të pista dhe në përkeqësim
I gjendur në mes të botës arabe dhe Pakistanit e Afganistanit, Irani është një vend shia, por njëkohësisht një vend pragmatik në marrëdhëniet me organizatën terroriste suni, Al-Kaeda
Myra MacDonald, Reuters
Kur udhëheqësi i Al-Kaedës, Ajman Al-Zauahiri, foli në një mesazh audio për mbështetësit e vet më herët këtë muaj, ai tha fjalë të ashpra për Iranin. Fytyra e vërtetë e Iranit, tha ai, është demaskuar nga mbështetja që ka dhënë për Presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, kundër luftëtarëve besnikë të Al-Kaedës.
Megjithatë, këto fjalë përmbajnë edhe një mesazh mbi formën e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Al-Kaedës, ndërkohë që në të njëjtin muaj, policia e Kanadasë akuzoi elementë të Al-Kaedës në Iran për mbështetjen e një plani për të shkatërruar një tren pasagjerësh.
Irani me popullatën e vet shia dhe grupimi strikt suni Al-Kaeda janë armiq natyralë, të vendosur në anë të kundërt të barrikadës së ndarjes së madhe sektare të botës islamike.
Megjithatë, veteranë të shërbimeve sekrete thonë se Irani, për qëllimet e veta, në të shkuarën ka ndihmuar luftëtarët e Al-Kaedës në nevojën e tyre për kalim dhe strehë në territorin e Iranit. Është një marrëdhënie e pistë që ka qenë e luhatshme dhe disa në bashkësinë e shërbimeve sekrete thonë se është përkeqësuar gjatë viteve të fundit.
Nuk mund ta quash as martesë për interes. Është më shumë një shoqëri për interes, thotë Richard Barrett, ish-kreu i kundërterrorizmit në shërbimin sekret të Britanisë së Madhe MI6. Ai sot është kreu i skuadrës monitoruese të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për kontrollin e sanksioneve në lidhje me Al-Kaedën dhe talebanët.
Nuk është një aleancë strategjike. Prania e Al-Kaedës mund ti leverdisë iranianëve për shkak se kjo gjë i jep mundësi ti shohë se çfarë po bëjnë dhe i jep mekanizëm presioni në formën e njerëzve që janë pothuajse si pengjet, shtoi ai.
Ka pasur shumë udhëtime nga Pakistani për në Irak dhe kthim dhe nuk mund të besoj se iranianët nuk kanë informacion për këto udhëtime, tha ai. Por ka pak gjasa që Irani të ndërmarrë rrezikun të bashkëpunojë në mënyrë aktive me Al-Kaedën kundër Amerikës së Veriut: Nuk mendoj se iranianët (populli) do ta merrnin mirë nëse mësonin se shteti i Iranit ka komplotuar bashkë me Al-Kaedën në territorin e tyre.
Policia e Kanadasë tha se nuk ka pasur të dhëna që të tregojnë se komploti i zbuluar është mbështetur nga shteti i Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, tha se besimet e Al-Kaedës nuk janë fare në përputhje me ato të Teheranit.
Deri tani, shumë detaje të planit të sulmit mbeten të paqartë. Megjithatë, një burim nga qeveria amerikane përmendi një rrjet të ndërlidhësve të Al-Kaedës me bazë në qytetin iranian, Zahedan, pranë kufijve të Pakistanit dhe Afganistanit.
Burimi tha se ky rrjet shërbente si ndërlidhës, agjentë udhëtimi dhe ndërmjetësues financiarë për operativët e Al-Kaedës dhe celulat e tyre që veprojnë në Pakistan dhe që lëvizin nëpër zonë.
Një burim tjetër perëndimor sugjeroi se marrëdhëniet mes Iranit dhe Al-Kaedës janë përkeqësuar si pasojë e luftës civile në Siri. Teherani ka vepruar së fundmi për të ndaluar luftëtarët që duhet të kalojnë përmes territorit të vet nga zonat federale tribale të Pakistanit për në Siri, për tu bashkuar atje me militantët që po luftojnë për rrëzimin e Asad.
Megjithëse marrëdhënia mes Iranit dhe Al-Kaedës ka qenë gjithmonë e tensionuar, kjo është përkeqësuar pas vitit 2011 kur të dy palët u radhitën në krah të kundërt në luftën civile në Siri, thotë Shashank Joshi, një studiues në Londër.
Grupimi rebel më i fortë në Siri është në aleancë me Al Kaedën dhe që të dy kanë kritikuar ashpër Iranin për mbështetjen që i japin regjimit të Asad.
Mbetet e paqartë nëse planifikimi për një sulm në Kanada ka nisur para se sa të thellohej lufta civile në Siri apo më vonë, kur marrëdhëniet mes Teheranit dhe Al-Kaedës u përkeqësuan. Policia kanadeze tha se përgatitjet për sulm duket se shkojnë prapa në kohë.
Ka pasur një dobësim të lidhjeve, thotë Barrett, duke argumentuar se dokumentet e kapura nga forcat amerikane gjatë aksionit për vrasjen e Osama bin Laden në Pakistan më 2011, tregonin se udhëheqësi i Al-Kaedës nuk qe në gjendje të besonte shumë tek iranianët.
Që nga ajo kohë ne kemi Zauahirin që sulmon Iranin hapur. Pra dukshëm