E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani ekzekuton një sportist 19-vjeçar pas protestave

TEHERAN, 20 mars /ATSH/ – Irani ka ekzekutuar një sportist 19-vjeçar, pjesë e ekipit kombëtar, i identifikuar si Saleh Mohammadi.

Sipas mediave ndërkombëtare, Mohammadi u ekzekutua të enjten në qytetin Qom, së bashku me dy persona të tjerë, pasi u shpall fajtor për akuzën “armiqësi ndaj Zotit” (“moharebeh”), një vepër që sipas ligjit iranian dënohet me vdekje.  

Autoritetet iraniane pretendojnë se ai ishte i përfshirë në sulme ndaj forcave të sigurisë gjatë protestave të janarit, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut dhe familjarët e tij i kanë mohuar këto akuza, duke pretenduar se rrëfimi i tij është marrë nën presion dhe se procesi gjyqësor ka qenë i padrejtë.  

Ekzekutimi ka shkaktuar reagime dhe kritika ndërkombëtare, duke rritur shqetësimet për përdorimin e dënimit me vdekje ndaj personave të lidhur me protestat në Iran.  

Mohammadi konsiderohej një sportist premtues dhe kishte përfaqësuar Iranin në gara ndërkombëtare të mundjes.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›