E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani inaguron nje rakete te re

Irani lajmëroi se ka përfunduar me sukses ndërtimin dhe testimin e një rakete të re balistike me rreze të shkurtër, të quajtur “Fateh-110” ose “Pushtuesi”.

Presidenti Mahmoud Ahmadinejad ishte ai që përuroi armën e re ditën e martë, vetëm dy javë pas testimeve të saj të para.

Në fjalimin e rastit, Ahmadinejad deklaroi se qëllimi i Teheranit “nuk është agresiv, por vetëm ndërtimi i armëve të afta që të mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e vendit nga çdo sulm i jashtëm”.

Ndërkohë, spekulimet se një sulm i Izraelit ndaj Iranit është i afërt vazhdojnë të qarkullojnë në mënyrë të vazhdueshme IraniIran, vizitë historike e Presidentit të EgjiptitBerisha sulmon Ahmadinejad Ahmadinejad: Vdekje Izraelit dhe Amerikës në media.

Një javë më parë, këtij debate ndërkombëtar iu bashkua edhe Kryeministri Berisha, i cili cilësoi Presidentin e Iranit si një faktor të madh destabilizmi në botë, ndërsa shprehu mbështetjen totale të Tiranës zyrtare për shtetin e Izraelit.
Irani
Iran, vizitë historike e Presidentit të Egjiptit
Berisha sulmon Ahmadinejad
Ahmadinejad: Vdekje Izraelit dhe Amerikës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›