Irani injoron kërkesat e Perëndimit

"Nuk ka arsye të ndalojmë së prodhuari 20 për qind uranium të pasuruar, sepse ne prodhojmë derivat me aq uranium të pasuruar kryesisht për nevojat tona", tha Abasi Davani.
Komuniteti ndërkombëtar është i brengosur për shkak të programit bërthamor iranian, sepse dyshon se ai ka qëllime ushtarake. Teherani pohimet e këtilla disa herë i ka hedhur poshtë, duke theksuar se programi ka kryesisht qëllime paqësore.
Negociatat ndërmjet Iranit dhe Grupit pesë plus një (SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) janë mbajtur javën e kaluar në Bagdad, ndërkaq kërkesa kryesore e fuqive të mëdha ishte që Irani ta ndalojë prodhimin e 20 për qind të uraniumit të pasuruar, i cili shpejtë mund të pasurohet deri në shkallën e mjaftueshme për armë bërthamore.