Irani kercenon serish

Pavarësisht reagimit të Perëndimit se do të ndërhyjë edhe ushtarakisht nëse është e nevojshme për të mos lejuar bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim.
Këtë herë ka qenë admirali i Gardës Revolucionare, Ali Fadavi ai që ka njoftuar mbajtjen e një stërvitje ushtarake nga 21 janari deri në 19 shkurt në Gjirin Persik.
“Manovrat e reja ushtarake do t’i tregojnë gjithë botës së Irani ka nën kontroll në rrugë detare, ajrore dhe tokësore Ngushticën e Hormuzit, por jo vetëm, Irani ka nën kontroll të gjitha lëvizjet në rajon”, citohet nga mediat iraniane, admirali Fadavi.
Tensionet mes vendeve perëndimore Manovrat e reja ushtarake do t’i tregojnë gjithë botës së Irani ka nën kontroll në rrugë detare, ajrore dhe tokësore Ngushticën e Hormuzit
Ali Fadavi
Admiral i Gardës Revolucionare Iraniane dhe Republikës Islamike janë përshkallëzuar pas kërcënimit të parë të Teheranit për mbylljen e Hormuzit në rast të vendosjes së sanksioneve të reja kundër tij. Kjo deklaratë u pasua nga një kundër-deklaratë e Flotës së Pestë amerikane e cila ndodhet në Gjirin Persik me aeroplanmbajtëse dhe luftëanije të tjera. Zëdhënësi i kësaj flote paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë bllokim i Ngushticës së Hormuzit dhe për t’u siguruar njoftoi nisjen e një patrullimi të luftëanijeve amerikane.
Tjetër deklaratë e ashpër mbërriti së fundmi nga Britania e Madhe e cila tha se nuk do të toleronte Iranin në rast të bllokimit të Hormuzit, por do të ndërhynte ushtarakisht për ta ndalur atë.
Ngushtica e Hormuzit është një pikë strategjike nëpërmjet së cilës kalon rreth 40 përqind e naftës që importohet nga vendet e Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas analistëve ndërkombëtarë, bllokimi i saj do të conte në dyfishim të cmimit të karburanteve.
Ndërkohë, kërcënimi për bllokimin e Hormuzit do të conte në një kolaps energjitik Greqinë, rafineritë e së cilës furnizohen nga nafta iraniane, të cilën autoritetet greke e blejnë me 5 dollarë më lirë se sa cmimi në tregun ndërkombëtar.