E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani kundër ndërhyrjes në Siri: Sulmet të paligjshme

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se çdo sulm i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri do të ishte jashtë kufijve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe në këtë mënyrë i paligjshëm.

Ai i ka bërë këto komente në Bagdad, në vizitën e parë zyrtare jashtë vendit, që kur ka marrë detyrën muajin e kaluar.

Zarif ka thënë se vendet e civilizuara, dekada më parë, kanë hedhur poshtë përdorimin e forcës si një praktikë ilegale.

Qeveria irakiane, e udhëhequr nga shiitët, ka bërë përpjekje të mbajë qëndrim neutral ndaj konfliktit në Siri, por ka paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake. Irani është aleati kryesor rajonal i Damaskut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›