Irani planifikon konferencën për çarmatimin bërthamor

Iran, 4 prill NOA Gjatë këtij muaji Irani do të mbajë një konferencë për çarmatimin atomik.
Autoritetet e Iranit kanë zyrtarizuar sot planet e kësaj konference e cila pritet të mbahet në mesin e këtij muaji.
Negociatori për çështje bërthamore i Iranit,
Said Xhelili, deklaroi se kinezët e kanë mirëpritur nismën dhe do të marrin
pjesë, në këtë tubim, që pritet të mbahet më 17 dhe 18 prill në Iran.
Nga ana tjetër, një zyrtar i Ministrisë së jashtme të Kinës, ka thënë se Pekini
ende nuk ka marrë vendim për të marrë pjesë apo jo në këtë konferencë.
Kina është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara dhe deri tash u ka rezistuar planeve të OKB-së për sanksione të reja
kundër Iranit, për shkak të programit të tij atomik.
Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se po përpiqet të zhvilloj armatim
bërthamor, por Teherani insiston se programi i tij atomik është vetëm për
qëllime civile.