E Hënë, 2 Nëntor 2026

Irani planifikon të rrisë buxhetin e tij ushtarak me rreth 200%

Qeveria e Iranit planifikon të rrisë buxhetin e saj ushtarak me rreth 200 për qind, tha zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani, raportoi media shtetërore të martën, pasi Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme në muajt e fundit.

Rritja e planifikuar e buxhetit të mbrojtjes është pjesë e draft-buxhetit që qeveria ka paraqitur për miratim në parlament.

“Një rritje e konsiderueshme prej 200 për qind është propozuar në buxhetin e mbrojtjes së vendit”, tha Mohajerani, pa dhënë detaje.

Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme raketore prej muajsh. Izraeli goditi Iranin të shtunën si një shenjë hakmarrjeje për një breshëri raketore iraniane kundër Izraelit më 1 tetor, pjesa më e madhe e së cilave, sipas qeverisë izraelite, u rrëzua nga mbrojtja ajrore e saj.

Teherani njoftoi të hënën se do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për t’iu përgjigjur sulmit të fundjavës së Izraelit ndaj objektivave ushtarake në Iran.

Irani mbështet Hezbollahun, i cili është i angazhuar në luftime të ashpra me forcat izraelite në Liban, si dhe Hamasin palestinez, i cili po lufton kundër Izraelit në Rripin e Gazës./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›