E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani prezanton aeroplanin bombardues pa pilot

Ushtria iraniane beri te njohur sot nje avion te ri pa pilot duke thene se ai ka kapacitetin per te kryer misione me rreze te gjate veprimi.

Ushtria iraniane e tregoi sot ne publik avionin ne nje ceremoni ku mori pjese edhe Presidenti Mahmud Ahmadinexhad dhe qe u shfaq drejtperdrejt ne televizion.

Televizioni shteteror iranian tha se avioni pa pilot Karrar qe do te thote ne persisht avion godites ka nje rreze veprimi prej rreth 1 mije kilometrash dhe ka kapacitetin te mbaje dy bomba 100 kilogrameshe ose nje bombe 200 kilogrameshe. Zyrtaret thane se avioni mund te godase objektiva ne Toke me shpejtesi te larte.

Agjencia Associated Press citoi zotin Ahmadinexhad te kete thene se avioni i ri pa pilot eshte ambasadori i vdekjes per armiqte e Iranit. Agjencia e lajmeve e studenteve iraniane e cilesoi avionin pa pilot si avion pa pilot bombardues. Nderkohe zoti Ahmadinexhad njoftoi mbreme se Irani synon te dergoje astronautet e pare ne hapesire deri me 2025.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›