E Hënë, 9 Nëntor 2026

Irani rihap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare gjatë armëpushimit

Irani ka njoftuar rihapjen e Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, një vendim që do të mbetet në fuqi deri në përfundim të armëpushimit të shpallur për javën e ardhshme.

Lajmi është bërë publik nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se ky hap vjen në përputhje me zhvillimet e fundit në rajon dhe marrëveshjen për armëpushim në Libani.

Në një reagim në rrjetin social X, Araghchi u shpreh se kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes kësaj rruge të rëndësishme detare është tashmë i hapur, duke respektuar korridorin e koordinuar nga autoritetet përkatëse iraniane.

Vendimi pritet të ketë ndikim në lehtësimin e qarkullimit detar dhe në stabilizimin e tregjeve, pasi Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga arteriet më të rëndësishme për transportin global të energjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›