E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani ka rënë dakord gjatë negociatave për të shkurtuar afatin kohor për zbatimin e planit të tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit në dy ditë, tha për Al Jazeera Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

“Në këtë fazë kemi arritur në një propozim që e shkurton periudhën e zbatimit në dy ditë”, tha Araghchi.

Ai vuri në dukje se Irani kërkon njohjen e rrugës detare në Ngushticën e Hormuzit që e kishte diskutuar me Omanin, si dhe mbylljen e rrugëve të tjera.

“Rihapja e Ngushticës së Hormuzit në përputhje me kushtet tona hap rrugën për rifillimin e negociatave me Uashingtonin lidhur me çështjet e pazgjidhura”, shtoi ai.

The post Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›