Irani thërret ambasadorin britanik

Ministria e Jashtme iraniane ka kërkuar shpjegime nga ambasadori britanik në Teheran pas përfundimeve të hetimeve vendase sipas të cilave muxhahedinët, të konsideruar separatistë prej Iranit, financohen nga Britania e Madhe.
“Republika Islamike e Iranit kërkon një shpjegim të shpejtë dhe të saktë nga ana e qeverisë britanike”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.
Autoritetet iraniane arrestuan para disa ditësh disa persona të cilët dyshohen se po përgatisnin atentate me bomba në Teheran gjatë protestave opozitare të 12 qershorit.