E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda e Veriut me 4 mungesa ndaj Shqipërisë

Sipas faqes zyrtare të federatës irlandezoveriore të futbollit (www.rishfa.com), përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Najxhëll Uorthington, do të ketë 4 mungesa të rëndësishme në sfidën e së mërkurës. Bëhet fjalë për futbollistët Chris Brunt, i cili ka pësuar një tërheqje në ndeshjen e fundit, Gareth McAuley, që vuan një dëmtim prej disa javësh, Damien Johnson, i cili së fundmi ka pasur shumë takime me klubin e tij dhe është lënë pushim, si dhe Warren Feney.

Në dispozicion të trajnerit mik për sfidën e të mërkurës në mbrëmje do të jenë 18 futbollistë. Në renditjen botërore të FIFA-s Shqipëria ndodhet në vendin e 98-të (muaji dhjetor 2009) dhe në të 42-in në renditjen specifike brenda UEFA-s. Kurse Irlanda e Veriut ndodhet në vendin e 40-të në FIFA dhe në 23-in nga 53 ekipe që ka UEFA, pra në një vend shumë më komod se përfaqësuesja jonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›