Irlande protesta kunder projekt-buxhetit

Qellimi protestes ishte kundershtimi i projekt-buxhetit qe pritet te miratohen javen e dyte te Dhjetorit.
Kongresi sindikatave te tregetise qe organizoi protesten thote se plani kater vjecar per shkurtime ne shpenzime perfshi rritjen e taksave do ta shtoje akoma me shume demin ekonomik ne Republiken e Irlandes.
Protestuesit kane marshuar qetesisht pa krijuar indicente por pati edhe nga ata te cilet hodhen fishekzjarre duke percjelle mesazhin se disa prej tyre po pergatiteshin per incidente.
Drejtuesit e sindikakatave duke folur gjate marshimit kane deklaruar se sovraniteti dhe nacionaliteti irlandezeve eshte zbehur duke kerkuar qe njerezit te marrin ne dore drejtimin e vendit.
Ne jemi te pakenaqur. Ky eshte shansi i fundit per te shprehur pakenaqesite tona perpara kalimit te buxhetit ka thene 45 vjecari Pat Kenny njeri prej protestueseve.
Projektbuxheti parashikon shkrutimin e 45 miliard eurove shpenzime dhe rritjen e taksave me 15 miliard euro.
Javen e shkuar gjate disa protestave me te vogla ne numer ka patur perleshje mes protestuesve dhe policise pasi qeveria e kryeministit Brian Couen pranoi nje pakete ndihmash prej 85 miliard euro nga Bashkimi Europian.
Diten e neserme ne Bruksel Ministrat e Financave te Bashkimit Europian do te mblidhen per te finalizuar kushtet e paketes shpetimtare financiare qe i eshte ofruar Irlandes.