E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlande protesta ne Belfast plagosen 26 police

Policia ka bërë të ditur se 26 oficerë janë plagosur gjatë përplasjeve të dhunshme në qendër të Belfastit, natën e së premtes, gjatë një parade të republikanëve.

Protestuesit luajalist nuk lejuan paradën të kalonte përmes “Royal Avenue”. Policia tha se u gjendën nën sulmin e rëndë dhe të gjatë të turmave, “që synonin të krijonin rrëmuja”. 5 nga oficerët e plagosur patën nevojë për ndihmë mjekësore. Policia gjuajti me 20 plumba artificialë e përdori pompat e ujit dhe qentë. Ata thanë se kishin pasur raportime se dy anëtarë të publikut janë plagosur. Turmat janë shpërndarë më pas dhe rrugët i janë rikthyer qetësisë. Protestuesit luajalist sulmuan policinë me tulla dhe shishe, teksa prisnin për paradën e republikanëve të afrohej. Ata bllokuan “Royal Avenue”, në mënyrë që të ndalnin paradën e tyre të kalonin përmes saj. Një numër automjetesh të parkuara u shkrumbuan nga zjarri, në zonën e Rrugës Veriore. Edhe disa dyqane u shkatërruan, ashtu sikurse edhe në lokal. Disa prej luajalistëve akuzuan policinë se ishin treguar të ashpër. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›