Isak protagonist, Newcastle mposht me goleadë Tottenhamin

Alexander Isak është protagonisti kryesor në fitoren e Newcastle përballë Tottenhamit në “St. James’ Park”.
Nuk ka histori sfida që hapi javën e 33-të të kampionatin anglez: festojnë vendasit që shënojnë nga 2 gola për çdo pjesë dhe fitojnë me rezultatin e pastër 4-0 falë një dygolëshi të shënuar nga sulmuesi suedez dhe golave të Gordon dhe Schar.
Me këtë fitore Newcastle ngjitet përkohësisht në vendin e gjashtë të renditjes, 10 pikë nga vendi i katërt, që mbahet nga Tottenham.