Ish- burri i Arlinda Zekaj kundërshton 1 muaj paraburgim: U mundova ta parandaloja, im bir ka nevojë për mua!

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar caktimin e një muaji paraburgim ndaj tij, duke argumentuar se djali i tij 12-vjeçar ka nevojë për kujdesin e tij. Gjatë seancës gjyqësore, Sylaj ka shprehur keqardhje për vrasjen e ish-bashkëshortes, për të cilën dyshohet vëllai i tij, Albert Sylaj, i cili tashmë ndodhet i ndaluar.
Sipas deklarimeve të përfshira në vendimin e gjykatës, Jeton Sylaj ka pretenduar se ishte përpjekur ta parandalonte ngjarjen tragjike.
“Ndjej keqardhje për këtë që ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj”, citohet të ketë deklaruar ai para trupit gjykues.