E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Ekspozita PS Ja afera korruptive per privatizimin

TIRANE-Partia Socialiste ben te ditur sot se ka zbuluar fakte te reja korruptive ne lidhje me procesin e privatizimit te ish Ekspozites Shqiperia Sot. Nenkryetarit i grupit socialist te PS Eduard Shalsi tha se Ministri i Ruli ka perpunuar nje afere pas se ciles qendrojne njerez prane tij dhe kryeministrit Sali Berisha.

Sot do te zbulojme perpara jush vetem nje fakt domethenes te kesaj afere. Ne 26 nentor te vitit 2008 Sali Berisha dhe qeveria e tij kane miratuar cmimet e trojeve qe ndodhen ne bashkite e vendit perfshire ketu Bashkine e Tiranes deklaroi per mediat sot nenkryetari i grupit socialist te PS Eduard Shalsi.
Ai shtoi me tej se nje vendim per zonen ku ndodhet ish Ekspozita Shqiperia Sot ka percaktuar nje cmim prej 426 000 lekesh per meter katror. Por shikoni cndodh vetem pak metra me tutje ne anen tjeter te Lanes po ky Sali Berishe ne te njejten dite me te njejtin vendim ka percaktuar nje cmim tjeter prej 1 200 000 lekesh per meter katror pra tre here me te larte.

Sipas Shalsit i njejti cmim prej 1 200 000 lekesh vlen dhe per zonen e pallateve te Aviacionit dhe tek rruga Myslym Shyri vetem pak metra prapa ish Eskpozites.

Cila eshte logjika qe eshte perdorur Le te dale z. Ruli tu shpjegoje shqiptareve pse kjo zone eshte me e lire dhe jo pak por 3 here me lire

Dhe arsyeja eshte fare e thjeshte zoti Ruli e ka te pamundur ta justifikoje kete afere prapa se ciles qendrojne njerez prane tij dhe kryeministrit Sali Berisha u shpreh me tej Shalsi duke shtuar se ne ditet ne vijim ne do te zbardhen elemente te tjere te kesaj afere qe sipas PS perben proven e radhes se kapjes se shtetit nga pushtetaret dhe familjaret e pushtetareve.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›