Ish-ambasadori amrikan në Kosovë, Dell, mori ryshfet nga “Bechtel”
Më tej FP thotë se: "Autostrada me gjatësi 48 milje, me katër korsi përfundoi në nëntor 2012 për 1.3 miliardë dollarë (25 milionë dollarë për milje), sipas shifrave zyrtare të qeverisë së Kosovës. Ajo është vepra publike më e shtrenjtë në historinë moderne të Kosovës dhe një nga rrugët me cilësinë më të lartë në Ballkan. Mirëpo sot, ajo është praktikisht bosh, pasi përdoret në më pak se një të tretën e kapacitetit të saj, sipas përllogaritjeve qeveritare të trafikut dhe të dhënave nga ekspertë ekonomikë ndërkombëtarë.
Problemet e “Bechtel” në Shqipëri:
Charles Redman, një zv.president i në “Bechtel” nga viti 1996 në 2008-n, diplomat amerikan i dalë në pension, asistent sekretar dhe zëdhënës i DAP ka punuar drejtpërdrejt në qeverinë e Shqipërisë. Në vitin 2006, Redman takoi kryeministrin e atëhershëm, Sali Berishën, i cili kishte vendosur të ndërtonte “Rrugën e Kombit”, e cila do të shtrihej nga porti i Durrësit në kufi me Kosovën – një prioritet ky i administratës së tij dhe premtim i fushatës së 2009-ës, vijon FP.
Banka Botërore i ofroi ndihmë financiare Shqipërisë për të përgatitur një procedurë tenderi për kontraktuesit lokalë për ndërtimin e rrugës me dy korsi. Ekonomistët e BB-së thonë se rruga do të kushtonte rreth 1/3 e çmimit, duke i kursyer buxhetit të shtetit 700 milionë dollarë (rreth 5% të GDP-së së Shqipërisë). Berisha këmbënguli që autostrada të ishte me katër korsi dhe e donte që ajo të ndërtohej sa më shpejt. “Bechtel” e ndihmoi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
