Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka marrë detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. RTSH 24 raporton se vendimi është marrë këtë të premte (6 shkurt) nga Këshilli i Ministrave.
Sula do të zëvendësojë në këtë detyrë ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari.
Ish-deputeti Dashnor Sula kujtojmë se u distancua nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk e përfshiu atë në listën e demokratëve. Ai e filloi karrierën e tij politike në vitin 2005 kur fitoi zgjedhjet dhe u bë deputet për zonën zgjedhore të Peqinit.
/rtsh.al/