E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-deputetja e PD-së, Ledina Alolli paraqitet në SPAK

Ledina Alolli, kandidate për primaret e PD-së, në bashkinë e Korçës në vitin 2023 është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Ajo qëndroi rreth 50 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe u shpreh se ndodhej në SPAK për diçka personale.

Përgjatë viteve 2009-2013 Alolli ka qënë Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë.

Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›