Ish-diplomati amerikan: SHBA të nxisin Eisenkotin të bashkëpunojë me partitë arabe

Ish-zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështjet izraelito-palestineze, Hady Amr, u ka bërë thirrje SHBA-ve të nxisin Gadi Eisenkotin të përfshijë partitë arabe në një koalicion qeverisës, që mund t’i japë fund pushtetit të Benjamin Netanyahut.
Sipas Amr, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se do të kalojnë dekada derisa izraelitët të përqafojnë paqen me palestinezët. Ai theksoi se udhëheqësit politikë izraelitë duhet të heqin dorë nga qëndrimet diskriminuese dhe të pranojnë bashkëpunimin me partitë që përfaqësojnë qytetarët palestinezë të Izraelit.
Sipas ish-diplomatit, një koalicion i tillë mund të sillte një politikë më pak të ashpër të Izraelit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, duke krijuar hapësirë për shpresë.
Megjithatë, Amr paralajmëroi se skenari më i mundshëm mbetet vazhdimi i pushtetit të Netanyahut dhe zgjerimi i konflikteve, përfshirë edhe atë me Iranin.