Ish-drejtori i Aviacionit Civil: Kerozina më e shtrenjtë në Aeroportin e Prishtinës

Në emisionin e së premtes në KIKS Kosova, ekskluzivisht u trajtua tema se si Kurti kap monopolin e kerozinës e aviokompanive në Aeroportin e Prishtinës.
Në një intervistë për KIKS Kosovën, ish-drejtori i Aviacionit Civil Eset Berisha, foli se si ndër vite qeveria Kurti krijoi monopol me vetëm një kompani për furnizimin me kerozinë.
“Rrjedhimisht kerozina është më e shtrenjta në Aeroportin e Prishtinës, nëse e krahasojmë me aeroportet e vendeve të tjera, gjë e cila sjellë edhe cmimin më të lartë të biletave”, tha Berisha për KIKS-in./KlanKosova