E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-drejtori i burgjeve pas hekurave, arrestohet dhe Arben Ndoka

Kjo e diel është mbyllur me arrestime të bujshme, pasi në pranga kanë rënë dy ish-deputetë të Partisë Socialiste.

I pari iarrestuar ishte ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, ish-deputeti Partisë Socialiste, i cili u vu në pranga pasi dyshohet se është i përfshirënë korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën.

Urdhër arresti i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve u ekzekutua këtë pasdite dhe Çuko u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Burimet nga grupi i hetimit tregojnë se Çuko dyshohet se ka marrë para për dhënien e lejeve për të dënuarit gjatë kohës që ai drejtonte institucionin e burgjeve.

Emri i tij doli gjatë përgjimeve të një të dënuari. Çuko u shkarkua nga detyra gati dy muaj më parë dhe u zëvendësua nga Stefan Çipa.

Menjëherë pasÇukos, forcat RENEA vunë në pranga një tjetër ish-deputet të PartisëSocialiste, Arben Ndokën. Në një deklaratë të Policisë së Shtetit thuhet searrestimi i ish-deputetit është kryer pas urdhrit të arrestit të nxjerrë ngaGjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ai dyshohet përveprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose iformularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, tëpërfshirë në tjetërsim tokash.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj e pas saj edhe e kryeministrit Rama.

“E përshëndesdhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve tëish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptarepër të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre”, thuhej nëdeklaratën e ministres Gjonaj të shpërndarë për mediat.

Nuk ka vonuar dhe për arrestimin e ish-deputetit të PS, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në “Twitter”, shkruan: “Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin”. “Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!”, mbyllet postimi i Edi Ramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Goditen të “fortët” e Shijakut, trafikonin heroinë në Shqipëri e Gjermani

Spërkati makinën me benzinë, digjet 39-vjeçari

Shpërndarësi i drogës befason policët italianë: Fitoj më shumë në një ditë këtu, se sa në një muaj në Shqipëri

Ngjarje e rëndë në Fier, vritet me thikë një 16-vjeçar

Si ra në prangat e policisë reperi Stresi, u kap me armë e kokainë

Tragjedia e Butrintit, arrestohet pas 10 vjetësh trafikanti

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›