E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-drejtori sajoi letren pas ngjarjes

Letra, e cila paralajmeronte Ministrine e Drejtesise, ne lidhje me arratisjen e te burgosurve nga Burgu i Burrelit, ka mberritur me pare ne media, se ne kete institucion. Burime zyrtare prane ministrise sqarojne se letra e nenshkruar nga ana e ish-drejtorit te ketij burgu, Shyqyri Dushku, ka mberritur nje dite me vonese nga dita e botimit ne gazeta. Sipas ministrise, ish-drejtori i burgut nuk ka ndjekur rrugen institucionale per kete ceshtje, duke njoftuar vetem nje dite me vone pas botimit dhe se nuk ka qene nje paralajmerim nje muaj para, sic dhe pretendonte. Ne leter flitej per pergatitje arratisjeje nga te burgosurit, nderkohe qe ne te vertete letra eshte bere pas ngjarjes.

Zyrtare te Ministrise se Drejtesise thane se ish-drejtori i Burgut Burrel, Shyqyri Dushku, nuk e ka lajmeruar kete institucion me pare, ashtu edhe sic pretendon. "Letra eshte bere menjehere pasi ka ndodhur arratisja nga burgu", thane burime nga ky institucion. Ne te njejten kohe, kur vete ish-drejtori ishte shoqeruar per t'u marre ne pyetje ne lidhje me kete ngjarje, ka vendosur te lajmeroje institucionet perkatese me vonese dhe jo sic pretendohet nje muaj para arratise. Mesohet se letra ka pasur ne fund te saj daten 07.04.2008, cka tregon se kjo e fundit eshte shkruar nje dite me pare dhe eshte nisur po ate dite me poste. Nderkohe qe, nje dite me pas, pra ne daten 08.04.2008, letra ka mberritur ne Ministrine e Drejtesise, ku edhe sqarohet arratisja, e cila ishte pergatitur me pare. Pretendimet e ish-drejtorit te burgut bien ne kundershtim me ate cka eshte ne realitet. Sipas tij, askush nuk e ka marre parasysh letren e drejtuar Ministrise se Drejtesise, e kreut te saj, Enkelejd Alibeaj. "E vetmja leter, sqarojne burimet, ka mberritur nje dite pas botimit te saj ne media, e cila permbante daten e nje dite me pare".

Paradoksin e kesaj ngjarjeje, autoritetet zyrtare te ministrise e shpjegojne me faktin se, nese ish-drejtori do te kishte bere nje leter te tille nje muaj para ngjarjes dhe kjo nuk do te ishte marre parasysh, atehere Shyqyri Dushku mund te kishte derguar nje leter ne institucionet me te larta. Nga Kryeministria e deri te Presidenti, i cili do ta kishte pare me vemendje kete leter dhe do te ishin marre te gjitha masat per parandalimin e situates. Por, momenti i lajmerimit ka qene menjehere, pasi ky i fundit eshte shoqeruar per te dhene deklarimet e tij ne polici, ne nje kohe kur kishte plot 3 jave qe kishte dhene doreheqjen si drejtor i Burgut te Burrelit. Burimet nga ministria sqaruan se, "cdo dite jane ne dijeni te situates ne Burgun e Burrelit, per masat e marra ne kete institucion dhe ne burgjet e tjera".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›