E Premte, 6 Nëntor 2026

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, është paraqitur për herë të dytë në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet me pronat e djalit të tij.

Seanca u shty sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës. Pas daljes nga gjykata, Mustafa Martinaj deklaroi se nuk ka asnjë zhvillim nga autoritetet për zbardhjen e zhdukjes së Ervis Martinaj.

“Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, u shpreh ai para mediave.

Sipas Mustafa Martinajt, në moszbardhjen e ngjarjes dyshohet të jenë të përfshirë edhe ish-drejtues të policisë kriminale ndër vite.

“I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, por askush nuk është interesuar që atëherë”, deklaroi ai.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›