Ish-futbollisti vdes në moshën 32-vjeçare, e vërteta për aksidentin

Futbolli rus në zi: një aksident i tmerrshëm automobilistik i kushtoi jetën Aleksandr Karakin, i cili së fundmi kishte vendosur të largohej nga futbolli i luajtur. Mbrojtësi moskovit, i lindur në vitin 1991 dhe ish-lojtar i Spartak dhe Dinamo Moskës dhe Khimki, vdiq 12 majin e kaluar, viktimë e një përplasjeje të tmerrshme me shpejtësi të madhe me makinën e tij. Rikonstruksionet e para të ngjarjes nxjerrin në pah detaje shqetësuese për vdekjen e 32-vjeçarit.
Sipas hetimeve të para të raportuara nga mediat ruse, Karakin po merrte pjesë në një garë klandestine nate kur makina e tij goditi me shpejtësi një mbrojtëse në autostradë, duke u përmbysur disa herë. Pamjet e mjetit janë të frikshme, 32-vjeçarit i është shkatërruar plotësisht makina, tip Nissan. Aksident i tmerrshëm, siç konfirmon një dëshmitar: “Ka ndodhur fjalë për fjalë 30 metra larg meje, ka lëvizur me shpejtësi mbi 100 km në orë”, shpjegon burimi për median ruse ‘Mx’. “Nissan po kalonte në një pjesë të lagësht të rrugës dhe po ecte me një shpejtësi shumë të madhe, ndoshta mbi 140 km/h. Fillimisht, shoferi goditi xhamin e përparmë dhe, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, fluturoi nga dera e djathtë e pasagjerit”.
Një nga dëshmitarët e parë që ka mbërritur në vendin e tragjedisë për të ndihmuar viktimën, ka gjetur celularin e Karakinit për të thirrur miqtë pas ambulancës, duke fikur motorin e makinës dhe duke shmangur kështu shpërthimin e saj. Karakin më pas u hoq nga makina dhe u ngarkua në ambulancë, por nxitimi për në spital ishte i kotë: ish-mbrojtësi vdiq pak më vonë.